Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 July 2025
Vizion fokus

BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër shtete kërkojnë...

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe...

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut...

Irani është gati për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare...

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen me njëri-tjetrin

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po na vret...

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në...

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër,...

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin e shtetit...

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pronari i banesës...

DW për negociatat/ Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira

17 Tetor 10:57

Gjermania ende kërkon gjetjen e një pozicioni të përbashkët me Francën për çeljen e negociatave. Presidenti Macron, që kundërshton çeljen e tyre përmend numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Brexit do të jetë tema qendrore në samitin dyditor të Bashkimit Europian që fillon të enjten në Bruksel. Arritja e një marrëveshjeje në minutën e fundit po kërkohet intensivisht nga të dyja palët. Megjithëse Brexit nuk qëndronte në axhendën e ditës ai do të sundojë orët e debatit që ishin planifikuar për buxhetin e BE-së për vitet e ardhshme. Me interes pritet po ashtu se si do të pozicionohen vendet e BE në deklaratën e përbashkët të samitit për Turqinë dhe ofensivën në Siri.

Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira”

Një temë tjetër në samit është edhe grindja në BE për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Me veton që vuri Franca në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të martën i ktheu kundër shumë vende anëtare që e kërkojnë çeljen e negociatave. Kjo temë u diskutua edhe në takimin mes Merkelit dhe Macronit në Tuluzin francez, ministrat e të dy vendeve nënshkruan projekte të përbashkëta në drejtim të politikës së mbrojtjes. Si Gjermania edhe Franca janë ende duke punuar për të gjetur një pozicion të përbashkët deri në samitin e BE, që duhet të miratohet edhe nga vende të tjera, tha Merkel.

Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, Merkel tha: “Më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira.” Ajo u shpreh sërish pro perspektivës së anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjermania ndjehet veçanërisht e lidhur me vendet e Ballkanit dhe do t’i afrojë ato me BE, tha ajo. Ne u kemi ofruar ura partnerëve që kishin dyshime, tha Merkel. Në samit ende nuk është e sigurtë një votë unanime.

Në përgjithësi, Merkel e vlerësoi samitin në Bundestag si të pasigurtë në rezultatet e tij. “Nuk mund të them se si do të përfundojë ky samit”, tha ajo.

jë ditë më parë Merkel i kishte relativizuar pohimet, se mes Gjermanisë dhe Francës ka diferenca të mëdha në drejtim të perspektivës së anëtarësimit të të dy vendeve ballkanike. Të dyja palët e mbështesin perspektivën e anëtarësimit, tha Merkel në Tuluz të mërkurën. Ajo e mbështet madje dëshirën e Francës për një reformim të procesit të anëtarësimit që duhet të jetë transparent dhe i kthyeshëm në rast të zhvillimeve negative. Sipas Merkel, bisedimet e anëtarësimit duhet të fillojnë, kur të sqarohen çështje të caktuara. Por në këtë rrugë “ka disa nuanca të ndryshme”, tha ajo.

Macron: Shqiptarët të dytët ndër azilkërkuesit në Francë

Presidenti Macron i vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por këtë herë do të zgjasë pak më gjatë deri sa të fillojnë negociatat, tha ai. Macron, i cili deri më tani, kundërshtimin e tij e kishte argumentuar me thellimin e BE para zgjerimit, pranoi në konferencën e shtypit me Merkel edhe arsye të brendshme që e bëjnë Francën të hezitojë. Shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë, në këto kushte është e vështirë t’i shpjegosh  popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend, tha Macron.

Më parë edhe kreu i Dhomës Lindore të Tregtisë dhe Ekonomisë Gjermane, Michael Harms ishte shprehur për fillimin e shpejtë të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi për ndryshimin e atmosferës në këto vende që janë shumë proeuropiane.

Më parë kishte pasur zëra që shprehnin zhgënjimin e Gjermanisë për rezistencën e Francës kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, (SPD) u shpreh, se nëse BE nuk ia del dot të rrisë prezencën në Ballkan, rrezikon një vakuum pushteti që mund të mbushet nga fuqi të tjera. Gjermania është “shumë e zhgënjyer” që nuk mund të mbahet ajo që është premtuar disa herë, tha Roth. Sepse me çeljen e negociatave bëhet fjalë për “një sinjal të qartë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe pajtimin për të gjithë Europën.”

Në samit do të ketë përpjekje për të bindur Macronin. Argumenti i fuqishëm i përkrahësve të çeljes së negociatave është vënia në diskutim e besueshmërisë së BE, kur nuk mban premtimet. Nga qarqet qeveritare gjermane është bërë e ditur, se puna vazhdon intensivisht. “Kjo nuk është një temë që do të trajtohet si ndër të tjera”, tha një përfaqësues gjerman./DW

Posted Under:
Bota Politike
Tagged:
DW Macron Merkel negociata Shanse

Nga e njëjta kategori

BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër shtete kërkojnë kundërmasa

më shumë...

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur

më shumë...

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona

më shumë...

Irani është gati për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:46

BE nën presion: Trump shpall tarifa, katër...

8:12

Temperatura të larta, parashikimi i motit sot

10:09

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të...

9:56

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë...

9:48

Irani është gati për të bashkëpunuar me...

9:36

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen...

8:59

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po...

8:42

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari...

8:06

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari...

8:02

Aktivitetet që duhet të bëni çdo ditë...

7:31

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin...

6:40

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pronari...

6:29

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e...

5:45

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më...

5:16

Përkeqësohet situata në Parkun Kombëtar të Lurës,...

5:06

A po ju sëmur kondicioneri? Si të...

4:52

Tarifat amerikane kundrejt produkteve evropiane! Meloni: Të...

4:28

Trump vendos tarifa 30% për importet nga...

4:24

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani...

4:22

Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë,...

Më të klikuarat

  • Gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Golem ish-ambasdori...
  • Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër, çfar...
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështiR...
  • Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin e sh...
  • Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-v...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services