Subscribe

Presidenti Ilir Meta reagoi për herë të parë këtë të mërkurë pas vlerësimit që ish-kreu i KED, Ardian Dvorani mori nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

DASH e quajti Dvoranin kampion antikorrupsion, por për Metën, kjo është një fletë lavdërimi e kryeministrit Edi Rama për reformën në drejtësi.

 

“Kryeministri nxori një fletë lavërdërimi për antikorrupsionin e tij, kjo është një gjë që mua nuk më habit,m përpjekja e tij për t’u lavdëruar për ramaformën e tij, kjo është kapja e shtetit, kjo është sh.p.k. Këto janë si fletat e lavdërimit që merrte partia e punës, kështu janë edhe çmimet e Edi Ramës për antikorrupsionin. Ja ku i keni të gjitha!”, tha Ilir Meta me tone të ashpra para gazetarëve. 

 

Ish-kreu i Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani është akuzuar shpesh nga Meta për pengim të reformës në drejtësi, shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *