E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Durrësi vatër e rrezikshme infeksioni nga fasoneria ( Ja qytetet me Covid-19)

Përvec Tiranës që ka qënë vazhdimisht qyteti me numrin më të madh të të prekurve nga Covid 19, së fundmi është Durrësi, qyteti që po kthehet në shqetësim të madh si vater e koronavirusit. 15 persona kanë rezultuar pozitiv në dy ditet e fundit ne qytetin bregdetar. Gjithcka e ka pikënisjen tek një fasoneri, aty ku rezultuan pozitiv 7 persona ditën e premte. Këtë të shtunë nga testet e shumta që iu janë bërë këtyre personave, kanë rezultuar edhe 8 të tjerë pozitiv. Tani ka 17 persona në total pozitiv Durrësi, ndërkohë që deri të enjten kishte vetëm 2 persona pozitiv. Tirana me 78 persona pozitiv dhe Kruja me 46 janë më të prekurit ndërsa vec Durrësit, Shkodra ka 15 të prekur, Kamza 12 dhe Berati 10.

Reklamë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Reklamë

Tiranë           78

Krujë            46

Durrës           17

Shkodër        15

Kamëz          12

Berat              10

Fier                 5

Elbasan           2  

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1

Vazhdo të lexosh

Reklamë