Shtabi i Emergjencave ka raportuar për një situatë të rënduar nga përmbytjet në Durrës, pas reshjeve intensive të shiut.
Aktualisht, rreth 300 banesa janë të mbuluara nga uji, ndërsa ekipet e emergjencave po punojnë për largimin e tij.
Sipas raportimeve zyrtare, situata më problematike paraqitet në Durrësin e Ri, Shkozet, Nishtullë dhe Plazh, ku qindra familje janë prekur nga përmbytjet. Konkretisht:
📍 200 banesa të përmbytura në Durrësin e Ri
📍 60 shtëpi në Shkozet dhe Plazh
📍 20 banesa në Sukth
📍 10 në Katund të Ri
📍 5 në Rrashbull
📍 4 në njësinë administrative 4 dhe 1 banesë në njësinë 1
Megjithëse gjendja në akset kryesore rrugore është normalizuar, Durrësi i Ri, Nishtulla, Shkozeti dhe Plazhi vijojnë të përballen me probleme të mëdha për shkak të prezencës së ujit.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse, mjetet e rënda dhe punonjësit e ndërmarrjeve janë angazhuar maksimalisht në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për të përmirësuar situatën sa më shpejt.





