E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Durrësi nis përgatitjet për sezonin, operatorët: Ardhja e turistëve nis që në prill

Sezoni turistik duket se nisi më herët këtë vit, prandaj edhe përgatitjet shihen kudo në zonën e plazhit.

Kontratat me agjenci të huaja janë lidhur prej kohësh. Menaxheret e hoteleve thonë se që në muajin prill pritet ardhja e grupeve të para me turistë të huaj.

Reklamë

“Këtë vit duket një sezon më i mirë dhe në hotel kanë prenotuar për të kluar pushimet grupe turisësh nga Franca dhe Gjermania”, Gerent Taçja, menaxher hoteli.

Në pikun e sezonit turistik duket se do të jetë e vështirë për të gjetur dhoma të lira, pasi muaji korrik dhe gusht nuk kanë më hapësira për rezervime.

Shumica e hoteleve cilësore në zonën turistike nga Durrësi deri në Qerret, në një vije bregdetare mjaft të gjatë, po aplikojnë me paketat “all inclusive”, ku turistët e huaj kanë të parapaguar ushqimin, akomodimin, askesin në plazh dhe SPA Center.

Ajo që vihet re gjatë dy viteve të fundit në këtë zonë është edhe rritja e ndërtimeve të reja, pasi ka një kërkesë ta lartë nga agjencitë e huaja turistike për bregetin shqiptar./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë