Subscribe

Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit.

Në fshatin Porodinë të Korçës, 15 banesa u përmbytën si pasojë e daljes së dy përrenjve nga shtrati.

Banorët thanë se niveli i ujit shkoi deri në 1 metër dhe se u mbytën edhe bagëti.  

Për banorët kjo është një situatë e përsëritur ndërsa akuzuan autoritetet se gjithçka ka ardhur pas ndërtimit të urës.

Përmbytje u shënuan edhe në qytetin e Durrësit. Kryqëzimi pranë stadiumit Niko Dovana dhe disa rrugë të tjera të qytetit u përmbytën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Shkak u bë bllokimi i pusetave ndërsa u shkaktuan vështirësi të shumta në lëvizjen e automjeteve dhe të qytetarëve. 

Reshjet sollën probleme edhe në aksin rrugor Pogradec-Lin. Për disa orë ky segment u mbulua nga uji ndërsa u desh ndërhyrja e fadromave të bashkisë për normalizimin e qarkullimit të mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *