Subscribe

Me ketë shprehje ne rrjetet sociale 25 vjecari Armando Pezaku përshkruan me se miri pozicionin e tij si shofer kamioni, porse transporti nuk ishte miell, por 613 kilogramë kokaine ne nje vlere prej 180 milionë eurosh.

 

Te dhënat e hetimit doganor bënin fjale per nje kontenier, i cili ishte nisur nga Kolumbia duke kaluar transit përmes Italisë ne Malte e me pas me anije kishte mbërritur ne Portin e Durrësit. Këtu policia priti deri ne ngarkimin e kontenierit me banane, ndërsa shoferi 25 vjeçar nga Durrësi e transportoi atë ne magazinat e pronarit te kompanisë Arbri Garden, 41 vjecarit Arber Cekaj, i cili ishte dhe porositësi.

 

Ne ketë moment blutë ndërhynë ne operacionin e koduar “the last snow”.

 

Oficere te policisë gjyqësore dhe ata te hetimit doganor jane zhvendosur ne Maminas ku kontrollet po vijojnë ne kete magazine per te hapur fundin e dyfishte te këtij kamioni ne kontenerien e te cilit u gjet sasia rekord e kokainës.

 

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:

– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;

– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.”

 

Per kreun e Prokurorisë se Krimeve te Renda hetimet janë shtrire dhe jashtë Shqipërisë.

 

Kjo eshte sasia me e madhe e kapur ne Shqipëri per nga lloji i lendes narkotike. Hetuesit nga ana tjetër dyshojnë se sasia e kokainës lidhet me një rrjet trafiku ndërkombëtar, që nis nga Kolumbia dhe përmes grupeve te ndryshme kriminale ne Shqipëri përfundon në tregun europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *