E hënë, 5 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Durrës, ndalohet ekonomisti i Kadastrës, në kërkim zv.drejtori dhe specialisti

Policia e Durrësit ka vënë në pranga ekonomistin pranë Agjensisë Shterërore të Kadastrës Durrës dhe ka shpallur në kërkim zv/ Drejtorin dhe Specialistin, pasi jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat.

 

Reklamë

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

 

Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, me detyrë ekonomist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.J., 42 vjeç, dhe F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës.

 

Personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat  shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen  e tyre.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë