Subscribe

45 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit. Sasia e drogës u gjet e fshehur në një kamion të ngarkuar me krom.

Në pranga kanë rënë dy persona, pronari i mjetit , Arian Çermën, si dhe drejtuesi Olgert Duda.

Policia njofton se Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje. Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të Çermës., që drejtohej nga Duda dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, me konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *