E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Durrës/ Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në gjimazin Gjergj Kastrioti në Durrës.

Nxënësi 17-vjeçar Florian Saraçi, gjatë kohës që ndodhej në palestër është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Sipas njoftimit zyrtar, 17-vjeçari është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

“Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Reklamë

Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë