E premte, 20 Nëntor 2026 Parajsa deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Parajsa Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Durrës, fundoset peshkarexha me peshë 60 ton

Një anije peshkimi është mbytur mëngjesin e kësaj të mërkure pranë ish-kantierit detar, në kalatën lindore të portit.

 

Burime nga kapiteneria thane se bëhet fjalë për peshkarexhën me emrin “Klodi”, me gjatësi rreth 20 metra dhe peshë 60 ton.

 

Reklamë

Ajo kishte pësuar disa ditë më parë defekt dhe ishte sjellë nga pronari për tu riparuar, por mëngjesin e sotëm ajo është fundosur në thellësi të detit.

 

Flota e peshkimit në Durrës prej vitesh përballet me probleme të shumta, të cilat lidhen me mungesën e  kantierit për riparimin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë