Kronikë
Durrës, e shtyu 39- vjeçari humb jetën në spital i moshuari

Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi ka shtyrë shtetasin Z.K.,80 vjeç, i cili është rrëzuar në tokë dhe nga përplasja e kokës ka humbur jetën.
Sipas policisë, në kërkim është shtetasi A.Z., 39 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës, i cili pas një konflikti të çastit ka goditur shtyrë shtetasin Z.K.,80 vjeç, banues në në lagjen Nr.2 Durrës , për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën.
I moshuari për shkak të plagës së marrë ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.




