Dy perosna kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

 

Shtetasit e arrestuar janë P.A., 38 vjeç banues në lagjen 14 më Durrës dhe E.Y,, 45 vjeç banues në lagjen 13.

 

38 vjeçari u arrestua pasi, sipas policisë, gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen Nr. 13 Durrës, iu  gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

 

Ndërsa 45 vjeçari u arrestua pasi pas një konflikti që pati me shtetasin A.K., u qëllua në ajër me armë zjarri.

 

Ndërkohë shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *