E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Durrës/ Dhunuan dhëndrin dhe vëllanë e tij, 3 persona në pranga, 1 në kërkim

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale I. H., 53 vjeç, E. H., 23 vjeç, B. H., 25 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit S. H., 33 vjeç. Të gjithë këta individë banojnë në fshatin Rrotull, Durrës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të familjes dhe vëllait të tij, E. H., 29 vjeç dhe E. H., 37 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë