Subscribe

Edicioni i trete i panairit ndërkombëtar të librit mirëpret lexuesit në qytetin bregdetar të Durrësit. Interesi nuk ka munguar qe ne ditën e pare.

 

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako theksoi rëndësinë e këtij eventi, ndërsa tha se panairi tashme është kthyer ne tradite.

 

“Është një nga aktivitetet e shumta që ne zhvillojmë gjatë vitit e sidomos gjatë sezonit turistik. Panairi ndërkombëtar i librit është në edicionin e tretë të tij dhe interesi i shtëpive botuese është i madh e po kështu edhe i lexuesve durrsakë por edhe atyre që vizitojnë Durrësin pasi ky panair e ka arritur qëllimin që ta çojë librin sa më pranë lexuesit në mënyrë që të vazhdohet tradita e leximit të librave. Ky panair është ndër aktivitetet më të mira kulturore që i jep mundësi qytetarëve por edhe shumë vizitorëve për të shijuar gjatë sezonit turistik  jo vetëm plazhin por edhe jetën kulturore e artistike të Durrësit.”

 

Në panair marrin pjese 65 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qytetarët durrsake, por edhe pushuesit e shumtë kane mundësi te zgjedhin mes 60 mijë titujve, prej të cilëve 550 janë të rinj. Panairi  në shëtitoren “Taulantia” do të qëndrojë i hapur deri më 12 gusht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *