E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Durrës, 33-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor largohet nga banesa, e ëma kërkon ndihmë për ta gjetur

Një 33-vjeçare nga Durrësi me probleme të shëndetit mendor është larguar nga banesa e saj pa lajmëruar familjarët.

Ngjarja është referuar në policinë e Durrësit nga e ëma e 33-vjeçares, e cila kërkoi ndihmën e autoriteteve për gjetjen e të bijës.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja Sh. K., 55 vjeçe, banuese në fshatin Katund i Ri, se më datë 27.09.2024, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. K., 33 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Uniformat blu po punojnë për gjetjen e saj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë