Muhamet Rrumbullaku ka hedhur poshtë lajmin e lirimit të Durim Bamit në Dubai.
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediet, bëri me dije se ndaj tij ka ndryshim mase.
Lexo edhe :
Rrumbullaku tha se nuk ka lirim të tij dhe se Policia e Shtetit po punon me autoritetet në Dubai për arritjen e ekstradimit të Durim Bamit por edhe të personave të tjerë.
Gjithashtu Rrumbullaku bëri me dije se dy emrat e tjerë të njohur për drejtësinë shqiptare Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe janë ekstraduar në Shqipëri.
Bami, një nga krerët e shtatë bandave të hetuara në dosjen voluminoze të mundësuar falë komunikimeve të kryera në aplikacionin Sky Ecc, u arrestua së fundmi në Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare. Durim Bami, 45 vjeç akuzohet për organizimin dhe porositjen e vrasjes të mbetur në tentativë të ish-deputetit Arben Ndoka, pasi ky i fundit organizoi një atentat ndaj tij në nëntor 2020./vizionplus.tv





