Subscribe

Të tjera detaje tronditëse ka rrëfyer i penduari i drejtësisë Klevis Alla në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

 

Në seancën e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme, Alla ka treguar rolin e ekzekutorit në këtë vrasje Nuredin Dumanit dhe personit tjetër që qëlloi me breshëri ndaj Besmir e Viktor Haxhisë.

 

Në dëshminë e tij, Alla ka sqaruar se ditën e ngjarjes ai është takuar me Nuredin Dumanin dhe një person tjetër, të cilin nuk e njihte. Sipas tij ata mbanin kapuç në kokë si ato të policisë.

 

Klevis Alla ka telefonuar Besmir Haxhinë te cilit i ka kërkuar që të takoheshin duke e nxjerrë në pritë. Ky i fundit ka ardhur më pas në tregun e automjeteve në Shën Vlash sëbashku me vëllain e tij Viktorin.

 

Në dëshminë e tij, Alla ka thënë se sapo mjeti i tyre është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar. Ndërsa personi tjeter ka qëlluar me xham të mbyllur.

 

Alla ka shtuar se Dumani ka zbritur nga mjeti dhe është afruar duke qëlluar sërish mbi dy vëllezërit për tu siguruar që ata të kishin mbetur të vdekur.

 

Grupi i ekzekutorëve më pas janë larguar drejt varrezave të zonës, ku Dumani dhe personi tjeter kanë zbritur dhe kanë marrë rrugën drejt Tiranës. Ndërsa Alla e ka braktisur makinën pak metra më tutje, ku ka hedhur edhe armët e krimit.

 

Më heret Alla përpara gjykatës kishte bërë përgjegjës Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin si dy personat që kanë qëlluar mbi vëllezërit Haxhia. Por këtë të martë ai ka ndryshuar dëshminë duke thënë se jo Talo cela, por vetëm Dumani dhe një person tjetër janë autorët e vërtetë të vrasjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *