Dumani: SPAK jo institucion represiv! Bani: Kush ka dyshime t’i drejtohet organeve që gjykojnë punën e gjyqtarëve

Në një kohë kur politika ka ashpërsuar tonet ndaj institucioneve të posaçme për masat shtrënguese të arrestit në qeli, kreu i Prokurorisë Antikorrupsion, Altin Dumani i përgjigjet kritikëve
Dumani: Çdo hetim ka dinamikat e veta. Përpjekjet për të vendosur SPAK si një institucion represiv, janë përpjekje të dështuara se shifrat flasin vetë.
Kreu i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani i cili i caktoi izolim në burg Erion Veliajt, thotë se nuk mund t’i bëhet presion drejtësisë së pavarur.
Bani: Përsa i përket integritetit të gjyqtarëve, kujtoj se po prezumohet integriteti i tyre, kush ka pretendime i drejtohet institucioneve, nuk mund të bëhet gjyqi i gjyqtarit. Gjyqin e bëjnë institucionet e tjera, gjyqin e gjyqtarëve e bëjnë organe që janë në gjykatat e larta. Kushdo që ka dyshime dhe indicie të drejtohet në organet kompetente. Presioni që i është bërë gjyqtarëve është evident dhe s’është bërë asnjëherë tjetër.
Në mbështetje të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme doli ambasadori i BE, Silvio Gonzato i cili tha se ndarja e pushteteve është thelbësore.
Gonzato: Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Të ruhet pavarësia e drejtësisë nga politika.
Edhe kryetarja e qeverisë së prokurorëve Mirela Bogdani është pozicionuar në mbështetje të magjistratëve duke u shprehur se kur flet drejtësia, duhet t’i jepet kohë për të bërë punën e saj.




