Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, i ftuar këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar atë që ndodhi një ditë më parë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë raprotimit të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Kalaja tha se pyetjet drejtuar kreut të SPAK ishin të një niveli shumë të ulët. Megjithatë sipas Kalasë deklarata e Dumanit nuk prodhuan lajm pasi nuk kishte asgjë të re.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: E vlerëson punën e Dumanit apo jo?
Kalaja: Patjetër që po, është si dita me natën me paraardhësin. Raportimi i djeshëm më duk i zakonshëm, pasi ky raportim duhet të ndodhte në 2024-ën. Jemi një vit me vonesë. Nuk ka lajm nga raportimi i Dumanit. Unë nuk pres që drejtuesi i SPAK nga salla e Kuvendit të flasë për çështje të nxehta. Për mua pyetjet ishin në nivel shumë të ulët. Raporti i OSBE-së në një nga paragrafët e saj thoshte që falja e gjobave para zgjedhjeve ndikoi te qytetari. Ju e dini që qeveria fali gjobat 2 ditë para zgjedhjeve. Ju e dini që katër muaj para zgjedhjeve nuk falen gjobat. Unë e kam kallëzuar këtë çështje në SPAK. Prokurori i çështjes kërkoi mosfillim.
Borakaj: Kush është prokurori?
Kalaja: Një zonjë, nëse s’gaboj. Pastaj kam shkuar në GJKKO, ma rrëzuan dhe aty, tani jam në Apel.
Borakaj: Cili ishte argumenti?
Kalaja: Argumenti që nxorri SPAK implikoi edhe kryetarin e KQZ-së. Ministri Hoxha i kishte çuar një shkresë Celibashit ku i thoshte që ka problem nëse i falim gjobat. Aty i bëra një kallëzim edhe Celibashit.





