Subscribe

Altin Dumani ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Prokurorisë së Posaçme, mëngjesin e sotëm.

 

Në prezantimin tij, në krah të Dumanit ishte dhe Arben Kraja, i cili e përfundoi mandatin pas 3 vitesh, si dhe Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

Gjatë fjalës së tij para stafit, Dumani tha se do të jetë gati për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

 

Nuk është shumë nevoja të prezantohet drejtuesi i ri se kemi punuar 3 vite me njëri-tjetrin përveç kohës që kemi punuar në vende të tjera. Besimin që më dhatë do ta përdor në funksion për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Falenderim të veçantë për Krajën. Të gjithë e dimë sa e vështirë është të ndërtosh shtëpi të re nga themeli. Sot falë kontributit tuaj të çmuar kemi një prokurori funksionale me bilanc pozitiv. Këto 3 vite kanë qenë të vështira. Pavarësisht këtyre secili prej nesh ka pasur rezultatet e tij, ndaj ju shpreh mirënjohje”, tha Dumani.

 

Altin Dumani u zgjodh si drejtuesi i ri i SPAK të premten me pesë vota pro, përkundrejt kandidatëve Edvin Kondili me katër vota dhe me një votë, Adnan Xholi. Në krye të këtij institucioni ai do të qëndroj deri në vitin 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *