E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Duma: Në PD ka pasur dualizëm. Berisha i ka bërë hije Bashës

Deputetja e PD, Grida Duma ka thënë mbrëmjen e sotme në studion e “Spotlight” se në PD ka pasur dualizëm.

 

Sipas saj, ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë hije kryedemokratit Lulzim Basha.

 

Reklamë

 

“Dualizmi ka qenë i qartë, është momenti për ta thënë publikisht. Dualizmi midis Berishës e Bashës lexohej qartazi. Pasi Basha jepte një udhëzim në prapakuintë kishte pëshpërima që “çfarë po mendon doktori për këtë?” Ekzistonte, kjo gjë që nuk bën dot që një parti të ecë para. Vazhdonim me konceptin, me mendimin që nuk e dinim kush ishte kryetari real i PD”, u shpreh Duma.

Vazhdo të lexosh

Reklamë