Subscribe

Aktivistja Evi Kokalari ka qenë sot krah ish kryeministrit Sali Berisha në Foltoren e Sarandës.

Kokalari tha se Basha ka marrë mësime nga të huajt për të dalë në televizor në të njëjëtn orë kur del Berisha. Sipas saj, fajin për humbjen e Bashës e ka dualizmi që ai ka pasur me kunatin e tij.

“Basha vendosi të japë një intervistë se ka marrë mësime nga të hujat që para se Berisha të dalë në ekran duhe të dalë që të marrë vëmendje. Fajin për humbjet ja vë zotit Berisha dhe e quan dualizëm,  por në fakt e vetmja arsye që Basha ka humbur është dualizmi që ai ka pasur me kunatin e tij. Ka thënë se PD nuk do bëhet mburojë e non gratës së Sali Berishës dhe nuk e di për cfarë flet Basha sepse ju jeni të gjithë këtu”, u shpreh Kokalari.

Ndërkohë ajo theksoi se Gazmend Bardhi dhe Grida Duma nuk meritojnë të jenë në pozicionet që janë sepse nuk janë votuar siç duhet.

“Sot mësova që Bardhi aty ku është nuk është votuar siç duhe. As ai e as Grida Duma nuk duhet të jenë në pozicionet që janë. Këta janë përsonat që morën që morën pozicionet e tyre në mënyrë jo demokratike. 4200 firma janë në zyrëne Palokës, Basha çafrë pret, t’ja cojmë në krevat që ti numërojë?”, u shpreh Kokalari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.