E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Duken të veçanta, por a e dini sa kushtojnë pantallonat e Blake Lively në promovimin e filmit të saj?

Aktorja Blake Lively ishte prezente gjatë promovimit të filmit të saj të ri, “It Ends With Us”, në Teksas dhe ato që morën vëmendjen ishin xhinset Valentino.

Aktorja kishte veshur një palë xhinse të pazakonta prej 19 mijë dollarësh me qëndisje me lule hibiskusi.

Reklamë

Ylli i “Age of Adeline” tregoi një pjesë të këmbëve prej vrimave të xhinseve duke i kombinuar me një kanatiere të bardhë dhe një palë taka blu.

Dhe Lively mund të jetë duke marrë frymëzim nga i dashuri i Taylor Swift, Travis Kelce, i cili shkaktoi disa polemika kohët e fundit për një palë xhins me shumë vrima.

Vazhdo të lexosh

Reklamë