E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Duke filluar nga shtatori, punonjësit francezë do të detyrohen që të mbajnë maska

Mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme për pjesën më të madhe të punëtorëve në Francë.

Kjo masë e marrë nga qeveria franceze, e cila ka për qëllim parandalimin e transmetimit të COVID-19, pritet që të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Ky vendim do të zbatohet në të gjitha ato hapësira të përbashkëta, ku qëndrojnë më shumë se dy punonjës.

Përdorimi i maskave në Francë është bërë gjithashtu e detyrueshme në të gjitha transportet publike dhe shumicën e hapësirave publike të mbyllura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë