E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Duka: Thellësisht i tronditur për vdekjen e 18-vjeçarit, jemi me lot në sy

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehu ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari.

Nëpërmjet një mesazhi publik, Presidenti i Federatës tha se gjithë komuniteti i futbollit me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi, i cili ëndërronte të bëhej futbollist i njohur.

Reklamë

“Thellësisht i tronditur mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Një ndarje e dhimbshme, e cila preu në një moshë të re, jetën dhe ëndrrat e tij rinore. Dua t’i përcjell familjes, ngushëllime të thella për këtë humbje të rëndë. I gjithë komuniteti i futbollit, sot me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi të mirë që dëshironte shumë të bëhej futbollist i njohur, ndërsa sot udhëton drejt parajsës. Lamtumirë Dorian!”, është Duka.

Futbollisti i Skënderbeut, Dorian Tahirllari ndërroi jetë sot në moshën 18-vjeçare, duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë