Izolimi per shkak të pandemisë shënon çdo ditë një minus për ekonominë, e për pasojë vendit i duhet të përballojë goditje të forta.

Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk e konsideron të arsyeshme garancinë sovrane që qeveria ka vënë në dispozicion të bankave që duhet të japin kredi për bizneset e prekura nga masat kundër COVID-19.

Në një lidhje skype në “Vizion Plus”, Duka shprehet se bujqësia në vend është prekur nga kriza e pandemise dhe mohon që eksportet të kenë pësuar një rritje deri në 20 për qind.

“Ka shumë biznese që nuk fitojnë për shkak të keqmenaxhimit, por për shkak të pandemsië. Mbyll elektroshtëpiaket, ndërkohë që punëtorët janë paguar. Do të ishte mirë që qeveria të investonte para. Kjo garancia sovrane, merrni leke me kredi dhe paguani punëtoret, më duket e pavend. Ushqimoret nuk kanë shumë probleme sepse duke qenë një mall konsumi, janë likujduar. Ka biznese të tjera që nuk ka qarkullim fare. Nuk është e vërtetë që bujqësia në Shqipëri nuk është prekur. Nuk rezulton që të ketë rritje me 20 për qind të eksporteve të produkteve bujqësore. Por edhe nëse është e vërtetë, duhet të krenohemi sepse situata është e vështira. Ne kemi pasur problematika në bujqësi dhe vijojmë t’i kemi. Ka sinjale pozitive. Bashkia e Ures Vajgurore, të cilët kanë filluar të marrin faturat e prodhimit të kastravecit në mënyrë që ta kompensojnë. Por sa u përket të ardhurave nga qeveria nuk e di.”

Mes të tjerash, ai i bëri thirrje qeverisë, në veçanti kryeministrit Edi Rama, që mos t’i injorojë propozimet e bëra nga opozita për daljen nga kriza.

“S’na ka dëgjuar asnjë herë të vetme. Kemi thënë që kompensimi 6 për qind i fermerëve kanë bërë që njerëzit to largohen bujqësisë, s’na ka dhënë një përgjigje. Kemi thënë që një skaf, një jaht e merr naftën pa akcizë, ndërkohë që njerëzit që punojnë në bujqësi e marrin me akcizë. Duhet t’i marrë parasysh sugjerimet dhe opsionet dhe mos të tallet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *