Subscribe

Skenari i garimit me dy lista, duket se është strategjia që opozita do të ndjekë në zgjedhjet e 25 prillit. Një ditë pas miratimit të kodit zgjedhor, Agron Duka kryetar i PAA, deklaron se me eliminimin e koalicionit klasik, modeli më i mirë është ai i grupimit të partive opozitare në dy lista pasi do të ishte pothuaj e pamundur që në një listë të udhëhequr nga partia demokratike të vendoseshin në vende të sigurta të gjithë përfaqësuesit e partive aleate.

 

AGRON DUKA

KRYETAR I PAA

 

“Do të ishte shumë më mirë nëse do të kishim dy lista ku të paktën do t’u jepej mundësia që të garonin 280 persona në vend të 140, dhe ndoshta me përllogaritje ekzakte edhe ndonjë parti e cila është më dicizive në një qark të caktuar të mund të dalë më vete sepse edhe në këtë mënyrë mund të maksimalizohen votat.”

 

Forma e re e koalicionit rrezikon sipas Dukës kryesisht partitë e vogla; pasi nëse garojnë vetëm  atyre iu duhet një numër më i madh votash për të marrë mandatin e deputetit sesa po të ishin në koalicion; ndërkohë që nuk kanë as anëtarë në grupet e numërimit e qendrat e votimit. Por nëse janë në koalicion me siglën e një partie tjetër rreziku i zhbërjes është edhe më i madh.

 

“Faktikisht rrezikojnë shumë partitë e vogla sepse bie interesi nëse nuk ka beteja elektorale, sepse njerëzit të cilët do të garonin natyrisht nuk gjejnë vend për tu futur në këtë lloj koalicioni, në këtë formë koalicioni se as koalicion nuk është ky. Është shumë e vështirë që të mbijetojnë partitë e vogla në raste të tilla.”

 

Por ndërsa koalicioni opozitar ende po negocion strategjinë për të fituar zgjedhjet, Duka tërheq vëmendjen për një çështje tjetër.

 

Të gjitha partitë opozitare pavarësisht se u diktohet një rrugë për shkak të një reformë zgjedhore të njëanshme të kenë një platformë e një marrëveshje edhe paszgjedhore pavarësisht se i dikton kodi të garojnë më vete apo me lista të ndryshme e rëndësishme është të ndodhë ashtu si në Malin e Zi, sidoqë të dalin rezultatet edhe nëse rilindja mund të marrë një apo dy vota më shumë, këto të jenë unikë në vendimin e tyre pas zgjedhjeve. Kjo është shumë e rëndësishme në këndvështrimin tim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *