Presidenti FSHF, Armand Duka kritikoi Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për kaosin e krijuar brenda këtij institucioni.

Përmes një letre të hapur, Duka shprehet i pakënaqur që KOKSH refuzoi mbajtjen e mbledhjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme. Ai kërkoi që të ndryshojë Statuti konfomr Karës Olimpike.

“Për arsye të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike, dhe zgjidhjen e tyre imediate pas lojërave Olimpike. Dhe në të njëjtën frymë miratuam edhe një Rezolutë e cila përfshinte dy pika të rëndësishme: Ndryshimi i Statutit konform Kartës Olimpike, përmes një komisioni teknik të zgjedhur nga Asambleja, pas përfundimit te Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Zhvillimin e Procesit Zgjedhor në kushtet e statutit të ri, brenda Dhjetorit 2020.”

Sipas Dukës, anëtarët e KOKSH kanë përdorur pandeminë për të përfituar.

“Fatkeqësisht pas kësaj Asambleje u përballëm me Pandeminë e Covid-19 , të cilën ju ende po vazhdoni ta përcillni në dremitje, madje, edhe deri në gërhitje,  pa asnjë fjalë të mirë për një federatë, apo sportist. Por, duke dashur që të përfitoni edhe nga Pandemia, e përdorët gjatë gjithë kësaj kohe, si alibi për të mos respektuar, apo edhe për ta manipuluar Rezolutën. Në këto kushte, ne si FSHF së bashku me 14 federata anëtare të KOKSH u mblodhëm dhe kërkuam respektimin e plotë të saj.”

Teksa prej kohësh presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani dhe sekretari Stavri Bello kanë ndarë në dysh insitucionin olimpik shqiptar, Duka kërkon anëtarët në një bllok me sekretarin Bello të mos pengojnë mbajtjen e kësaj Asambleje.

Duka tha në fund se anëtarët e KOKSH e meritojnë të jetën në situatën ku ndodhen, por jo sporti shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *