Pas takimit me Bashën, ku janë njohur me prozimin e tij për të garuar të gjithë nën siglën e Partisë Demokratike, aleatët janë largua nga selia blu jo të pa mërzitur. Njëri nga aleatët e Bashës, ai që inicioi edhe tryezën, Agron Duka, pas përfundimit të takimi u tha gazetarëve kanë ndryshuar kushtet dhe jo kodi, ndaj sipas tij është mirë që secili të masë forcën që ka më pas të vendosë.

“Kjo lloj marrëveshje i dëmton partitë e vogla, pasi ky kod zgjedhor është që të ketë koalicione që partitë e vogla mund të ndihmojnë partitë e madhe. Kodi zgjedhor e do që të regjistrohen 140 kandidatë në 12 qarqe. Në këto kushte ku ngrihet pragu elektoral, mund të kemi pretendime në dy ose tre qarqe.

Unë dhe njerëzit e mi po bëjmë këtë punë nëse mundet të konkurrojmë vetem. Unë sapo thash që jemi duke matur veten nëse mund të marrim deputetë. Unë gjykoj se në Durrës e marr një mandat. Duke menduar se tashmë kandidoj nën siglën e një partie, numri i votave mund të jetë më i madh, nëse ky mandat nuk shoqërohet me të tjerë, është pak, dhe mbetet për tu parë” tha Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *