E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Duka: Klubet nuk garantojnë dot siguri në stadium, futbolli duhet të formalizohet

Gjatë tryezes së mbajtur mes aktoreve të futbollit dhe qeveriseë pas rasteve të dhunës në sport, presidenti I FSHF Armando Duka mori fjalën e tij duke deklaruar se klubet shqiptare e kanë të pamundur për arsye financiare garantimin  e sigurisë nëpërmjet kontraktimit të sigurie.

Duka shtoi se Prokuroria e Përgjithshme nuk i është përgjigjur kërkesave të FSHF për të hetuar mbi rastet e trukimit të ndeshjeve dhe pastrimit të parave në futboll.

 

Numri një i federatës tha se problemet e sportit janë në fakt, problem I gjithë shoqërisë shqiptare.

Reklamë

 

Më tej Duka u ndal edhe tek nevoja e formalizimit të klubeve profesioniste dhe lehtësirave fiskale që presidentet duhet të kenë, pas “kërcënimit” të Ramës se nuk do të lejoje më që rroga e një lojtari të deklarohet sikur punon në fasoneri ndërkohe që merr shumëfish në realitet.

 

“Është nevoja e formalizimit të klubeve profesioniste. Klubet duhet ndihmuar me anë të lehtësive fiskale, si për shembull duhet ulje e tvsh-së. Terrenet sportive t’i kalojnë klubeve pa shpërblim dhe për çdo investim në sport, qeveria të investojë.Duhet ta fusim futbollin në një shtrat të ri. Unë besoj se futbolli mund të kthehet në një industri fitimprurëse, ku nuk do të jetë nevoja për të përdorur fonde nga bashkitë. Për këtë duhet përmirësuar produkti. Kjo kryhet në bashkëpunim me shtetin, që të mundësojë lehtësira fiskale ”.

 

Më shumë video

Reklamë