Subscribe

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka njoftuar se javën e ardhshme do të bëhet publik emri I tranjerit të ri të Kombëtares.

 

Nga Shkodra, Duka edhe pse nuk dha detaje për emrin e ri që do të pasojë në stol ish-teknikun italian Cristian Panucci, u shpreh I binudur se po gjatë javës tjetër do të jetë I kompletuar edhe stafi teknik me qëllim që të nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës.

 

“Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.

 

Federata shqiptare flitet se ka kontaktuar me disa tranjerë ku mes të cilëve janë Edy Reja, Alberto Zaccheroni si dhe disa emra të tjerë mes të ciëlve dhe shqiptarë.

 

Nga ana tjetër ka pasur aludime edhe për një rikthim të mundshëm të ish-teknikut italian Ganni De Biazi.

 

Megjithatë mbetet për t’u parë se kush do të jetë emri I ri që do të pasojë Panuccin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *