Tryeza e thirrur nga Agron Duka dhe Fatmir Mediu nuk solli një marrëveshje shumë palëshe në fund të saj, por solli një takim kokë më kokë mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama, me kërkesë të këtij të fundit. Në takim është diskutuar rreth paketës McAllister+, të cilën sipas asaj që thanë në fund të takimit krerët e partive, të gjithë ishin dakord për të, veç Ramës i cili në vend të përgjigjes së tij kërkoi takim kokë më kokë me Lulzim Bashën.

 

Deklarata e Mediut pas takimit

 

Dua të falënderoj përfaqësuesit e partive. Qartësisht në tryezë kemi pozicione të përafërte por dhe të ndryshme. Opozita ka miratuar paketën e propozuar nga Yee dhe Lu. Kemi theksuar që nuk kemi debat nga asnjë çështje,. Kemi parë një vullnet të mirë nga të gjitha partitë me përjashtim të Ramës. Që nesër të mblidhet parlamenti të votohet vettingu dhe të implementojmë këtë paketë. Ky është qëllimi ynë. Ne nuk po dalim jashtë paketës. Paketa e propozuar do miratohet nga opozita siç është. E kemi dhënë përgjigjem me shkrim. Zoti Rama le të flasë vetë për atë çfarë pretendon. Unë dua ta vlerësoj angazhimin e LSI-së, PDIU-së dhe LIBRA që pranuan këtë paketë si zgjidhje. Shpresoj dhe besoj se ka kohë dhe vullnet për të pasur një zgjedhje përfundimtare. Kjo nuk është Shqipëria e një njeriu dhe e një partie por e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

 

Pjesë nga deklarata e Vasilit

 

Ishte një nismë e dobishme, dhe u njohëm në mënyrë të detajuar me produktin e negociatave PD-PS dhe me paketa e mirënjohur McAllister. Kjo ishte baza themelore e diskutimit. LSI është e palëkundur në atë që paketa duhet të zbatohet pikë për pikë, ishte një paketë që duhej pranuar që kur u bë publike, ajo është një bazë shumë e mirë, i jep përgjigje krizës, krijon besim për zgjidhje të lira dhe të ndershme. Problemi do të nënvizoja është vlerësimi i momentit dhe i kohës, çdo minutë e humbur është në dëm të vendit në dëm të stabilitetit. Jo vetëm paketa por e gjithë sjellja politike duhet parë në këtë përgjegjshmëri.

 

Pjesë nga deklataa e Hafizit
Ne insistojmë për standarde zgjedhore. Insistojmë tek murimi elektronik, këtë kërkuam dhe në tavolinë. Nuk ka kuptim që kjo krizë të zgjidhet vetëm nga parti që kërkojnë dominim. Shqiptarët e dinë që standardet nuk rregullohen vetëm me emra ministrash., por me rregullimin e standardeve. Ka diskutime për datën e zgjedhjeve. Ne pranojmë çdo datë mjafton që të ketë standarde zgjedhore. Do të ketë një takim kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *