Subscribe

Arben Malaj ka shërbyer si Ministër i Financave në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Guvernator i Shqipërisë në BB në vitin 1997. Më pas në peiriudhën 1997-1998 ai u emërua Ministër i Financave në Qeverinë “Aleanca për Shtetin”. Për tu rikthyer më pas në vitet 2002-2005 si ministër Ekonomie.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, zoti Malaj ka rrëfyer se ka qenë periudhë e vështirë, por ai tregon se ka marrë vlerësim për punën e tij.

Pranvera Borakaj: Besoj se duhet të ketë qenë shumë e vështirë të drejtoje financat shqiptare në vitin e mbrapshtë.

Arben Malaj: Para një muaji shkova në një supermarket për të blerë fruta, perime dhe një grua që shërbente ma mori qesen nga dora dhe tha do ta bëj unë për ty. Jo i thashë e bëj vetë. Jo tha do ta bëj unë se ju nuk e dini sa ju donte populli. I thashë që nuk bëmë gjë. Dhe më tha “ju na dhatë shpresë në atë vit të zi.”

Pranvera Borakaj: Si ndiheni kur merrni mesazhe të tilla?

Arben Malaj: Ndihem mirë, por ndihem dhe në borxh. Mundohem të jem aktiv edhe duke bërë analiza, komente sepse edukimi im si finacier, edhe edukimi politik, është bërë edhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ne duhet ta kthejmë borxhin në çdo kohë./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *