Uefa Chamions League rikthehet sonte me dy sfidat e  para çerekfinale ku vëmendja mbi të gjitha do të jetë e përqendruar ne Torino. Juventus dhe Real Madrid do të përplasin brirët në një ndeshje te madhe, përsëritje e finales së sezonit të kaluar në Cardif ku spanjollet fituan 4 me 1. Edhe kjo është një finale e parakohshme, me ndryshimin e vetëm që tani fatet e duelit nuk luhen ne 90 minuta, por në një sfide vajtje ardhje. Kjo duket si një arme që mund të jetë në shërbim të bardhezinjve, teksa Bufon dhe Alegri në koherencën e fundit për shtyp pohuan se Juventus ka nxjerre mësime nga finalja e Kardifit. Gjasat më të mëdha janë që Alegri të hedhe në fushë një skuadër me rreshtimin 4-3-3 me uruguaianin Rodrigo Bentacur përkrah Matuidi dhe Khedira, ndërsa në sulm Dugllas Koste, Dybala e Higuain. Dy mungesat më me peshë janë Pjanic dhe Benatia të pezulluar.

 

Në krahun tjetër Real Madrid vjen në këtë sfide në forme të mirë sportive. Zidan e la pushim pjesën më të madhe të titullarëve në fundjave në kampionat, enkas për përballjen e Torinos, teksa ka pak dilema sa i takon formacionit. Isko dhe Bejl janë në balotazh për vendin e fundit 11-teshe, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha e konfirmuar. Trajneri francez i Los Blankos pohoi se nuk është e drejte te bëhen krahasime mes dy ekipeve nisur nga finalja e Kardifit. Sipas tij Juventus është rritur ne raport me sfidën e qershorit të kaluar, prandaj shanset për kualifikim sipas “Zizu” janë 50 me 50.

 

Përballja e madhe e mbrëmjes së sotme  në Champions League do të gjykohet nga turku Xhynei Cakër.

 

Dueli tjetër i mbrëmjes është ai që luhet në Ramon Sancez Pizuan mes Sevilla dhe Bayern Mynih. Spanjollet janë inferior në letër përballe skuadrës së madhe gjermane, por trajneri Montella u shpreh i sigurte në konferencën e fundit për shtyp se skuadra e tij do të luftojë deri ne vdekje në 180 minutat e këtij çifti. Shqetësimi më i madh i teknikut italian është mungesa e Basngers për shkak pezullimi dhe problemet me dëmtimet te Mercado, Navas dhe Layun.

Në krahun tjetër, Jup Heinkes ishte i qetë në konferencën e fundit për shtyp, duke pohuar se ekipi i tij futet në fushë vetëm për fitore dhe nuk e tremb aspak atmosfera e zhurmshme në këtë impiant. Bavarezeve i mungojnë sonte vetëm Nojer dhe Koman, ndërsa Vidal kthehet nga dëmtimi. Të dyja sfidat e sotme çerekfinale të Champions League, transmetohen si gjithnjë në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *