E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dubai refuzon ekstradimin e tij në Itali, çfarë shkruajnë mediat belge për Eldi Dizdarin

Mediat belge i kanë kushtuar vëmendje mosekstradimit nga Dubai të Denis Matoshit, i njohur ndryshe si Eldi Dizdari, i arrestuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

 

Gjykata e Emirateve të Bashkuara Arabe vendosi që të mos bëjë ekstradimin e tij drejt Italisë.

 

Reklamë

Mediat belge i kanë kushtuar rëndësi rastit të Dizdarit, pas arrestimit në Dubai të kontrabandistit të madh të grupit të kokainës Mechelen, Farhan Bouzambou.

 

“Emiratet refuzuan gjithashtu të ekstradojnë bosët e mëdhenj të drogës si bosi i Camorra Rafaele Imperiale dhe mbreti i mafias shqiptare, Denis Matoshi në Itali”, shkruan De Standaard.

 

Mediat belge e konsiderojnë Dubain si shtëpinë e kriminelëve, ku mund të lëvizin të lirë dhe pa u ekstraduar në vendet ku kanë kryer krimet e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë