Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, 58-vjeçari Niko Bushi kërcënon me vetëflijim.
Ai hipi në nje platform metalike të pusit të naftës në Kuçovë duke pretenduar se do të hidhet sepse nuk është sistemuar me punë nga bashkia.
Efektivët e policisë, zjarrfikësit dhe punonjësit e bashkisë po negociojnë me të që të zbresë.