E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Droni zbulon zonën e pyllëzuar ku ishte mbjellë kanabis në Delvinë

Policia e Delvinës goditi një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në Delvinë.

Pas kontrolleve të bëra me dronë nga ajri në një pronë private të pyllëzuar në fshatin Fushë Verri është evidentuar një rast i tentativës për kultivim ku janë asgjësuar menjëherë disa fidanë të dyshuar kanabis.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Y. Xh., 49 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B. Xh., 45 vjeç, të dy me banim në fshatin Fushë Verri, Delvinë, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë