E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, Begaj: Shqipëria e dënon, shprehim solidaritet

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia.

Z.Begaj, me anë të një postimi në llogarinë X, dënon aktin e Moskës dhe rithekson angazhimin e Shqipërisë ndaj unitetit të NATO-s dhe parimit të mbrojtjes kolektive.

“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia. Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe mirëpresim reagimin e saj, në koordinim me NATO, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe ndaj sigurimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë Aleatëve”, shkruan presidenti Begaj.

Reagimi i presidentit vjen pas raportimeve nga Polonia se gjatë natës disa dronë rusë u rrëzuan mbi territorin e saj, në një situatë që Polonia e cilësoi si provokim të mundshëm në shkallë të gjerë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë