Drogë në makinë arrestohet 37-vjeçari e pëson edhe pasagjerja

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, pasi në makinë i është gjetur një sasi prej 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, gati për ta shitur.
Ndërkohë po hetohet në gjendje të lirë pasagjerja qe ai kishte ne makine.
Në kuadër të operacionit “Bradasheshi” u arrestua në flagrancë shtetasi, Artur Gjolena, 37 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.
Arrestimi I tyre është bërë pas një informacioni të marrë se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur. Pas kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.




