E diel, 22 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Vendi

Drogë në Kapshticë, shpallet në kërkim poseduesi

Një 32 vjeçar është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në makinën e tij në pikën kufitare të Kapshticës i është gjetur 11.4 kg bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Jurgen Memini pasi ka kuptuar që i është gjetur droga nuk i është bindur urdhrit policisë për të zbritur, por është kthyer mbrapa dhe është larguar me shpejtësi me automjetin e tij, në drejtim të Bilishtit. Sipas policisë lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit me skaner të automjetit tip “Mercedez-Benz” me të cilin ai udhëtonte. Makina e Meminit u gjet në fshatin Vishocicë, të rrethit Devoll, ku ky i fundit e kishte braktisur. Gjatë kontrollit në makinën e tij policia gjeti dhe sekuestroi lenden narkotike si dhe pasaporta biometrike, në emër të këtij shtetasi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë