E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Drogë në faqen e malit, pranga të riut/ Policia asgjëson bimët narkotike dhe kërkon bashkëpunëtorët e tij

Një 21-vjeçar që ishte i shpallur në kërkim u arrestua këtë të diel nga Policia e Malësisë së Madhe.

 

I riu me inicialet A. L. akuzohet se ka mbjellë drogë në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vermosh.

 

Reklamë

Ai dyshohet se këtë aktivitet kriminal e ka kryer në bashkëpunim me katër persona të tjerë, për të cilët policia po punon për t’i identifikuar dhe vënë në pranga.

 

Bimët narkotike që kishte mbjellë grupi kriminal u asgjësuan nga efektivët.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë