Zbulohet linja e trafikut te drogës në burgun e Durrësit, nga policia e qytetit bregdetar. Pesë persona u prangosën, ndër ta edhe psikologu i institucionit të vuajtjes së dënimit. Blutë sekuestruan heroinë, kokainë, kanabis, peshore elektronike, para e telefona celularë. Sipas hetimeve, Astrit Hushi me rolin e ndërmjetësit siguronte lëndën narkotike nga Sodiol Duma. Korrier i grupit brenda burgut ishte psikologu Arjan Belishova. Ky i fundit saktëson policia ia dorëzonte lëndën narkotike te dënuarit Saimir Zotkaj, i cili më pas e ndante ne sasi te vogla dhe e shiste tek te dënuarit e tjerë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *