E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Drogë në burg, pranga 33 vjeçarit, procedohet një grua

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe një grua është proceduar penalisht, pasi ka tentuar t’i fusë drogë në burg të birit.

 

Sipas policisë i ndaluari është shtetasi me iniciale K.K., 33 vjeç, i cili dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B. dhe kjo e fundit tentoi t’i fusë në IEVP e Vlorës për djalin e saj i dënuar për vjedhje.

 

Reklamë

Gjithashtu uniformat blu të Vlorës kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F.M., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte i dënuar me burg për kultivim të lëndëve narkotike.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë