E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Drogë me kamion drejt Maqedonisë, prangoset shoferi (video)

Zbulohet dhe sekuestrohet nje ngarkese e madhe droge ne doganën e Qafe Thanës. Një maqedonas ra ne prangat e policisë, ne piken kufitare, pasi tentoi të trafikonte lenden narkotike qe ishte fshehur ne një trailer.

 

Hashashi ishte maskuar ne ne paletat e drurit dhe ishte mjaft i vështire te dallohej me sy te lire.

 

Reklamë

Nga shërbimet e policisë kufitare mësohet se droga ishte vendosur ne pjesën e rimorkios. Këtu 40 vjecari Nikola Damchesku kishte krijuar hapësira mes paletave ku kishte vendosur kuti plastike të mbushura me lenden narkotike.

 

Sipas policisë, ne paleta ishin fshehur ne total 273 kg hashash.

 

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve i goditjes së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa kapja e ngarkesës vjen pas një kontrolli rutinë të procesit të skanimit për mjetet që kalojnë pikën kufitare.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë