E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Drogë dhe mijëra euro, policia italiane arreston vëllezërit shqiptarë

I 63.380 euro in contanti, i 263.4 grammi di cocaina, i 1.430 grammi di hashish, i 220 grammi di marijuana, i 98 proiettili di vario calibro, i 3 bilancini di precisione e il materiale vario per il confezionamento sequestrato a Cologno Monzese, nell'abitazione dei due fratelli albanesi arrestati per spaccio. (Foto: Questura di Milano)

Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

 

Arrestimi i tyre është bërë falë aplikacionit “YouPol”. Vëllezërit shqiptarë përkatësisht 49 dhe 41 vjeç jetojnë të dy të Itali. 49 vjeçari banon në Milano, ndërsa i dyti në Cologno Monzese.

 

Reklamë

Fillimisht, karabinierët arrestuan 49 vjeçarin pas një kontrolli personal dhe të makinës, ku u gjetën 10 gramë kokainë të ndarë në 23 doza dhe 120 euro. Kjo bëri që policia të zhvillonte kërkime edhe në shtëpinë e tyre, ku gjetën të vëllain. Në banesën ishin 63.380 euro në para të gatshme, 263.4 gram kokainë, 1.430 gram hashash, 220 gram marihuanë, 98 plumba kalibri të ndryshëm, tre peshore dhe materiale të ndryshme për paketim.

 

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhje të mëtejshme të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë