E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Drogë dhe armë zjarri në banesë/ Arrestohet 44 vjeçari në Belsh

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i kultivimit të bimëve narkotike në Elbasan.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Agron Zdrava, 44 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 armë zjarri, një sasi fishekësh dhe lëndë narkotike kanabis gati për shitje.

Gjithashtu, në ambientet e jashtme të banesës u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë