Subscribe

Një 66-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit ndërsa u shpallën në kërkim dy djemtë e tij, pasi akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

 

Operacioni u zhvillua në lagjen “29 marsi” në qytetin e Patosit pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve të antidrogës, se Selman Gropa së bashku me djemtë, Elsem dhe Gazmend Gropa kultivonte në banesë kanabis.

 

Gjatë aksionit hetuesit sekuestruan 208 gramë heroinë, 17,5 kilogramë kanabis në proces tharjeje, fara kanabisi, 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

 

Po ashtu në pranga përfundoi dhe 54-vjeçarja Valentina Gropa. Ajo u ndalua pasi kishte në një sipërfaqe toke në pronësi të saj ku uniformat blu gjetën të kultivuara bimë kanabisi.

 

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “kultivimi i bimëve narkotike”, “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *