E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Drogë, armë e municione, arrestohen dy persona në Vlorë, një në kërkim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike,.

 

Shtetasit e arrestuar janë A.L., 44 vjeç banues në Mifol dhe Th.N., 53 vjeç banues në fshatin Aliban. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi E.L., 33 vjeç banues në fshatin Mifol, Vlorë.

 

Reklamë

Këta shtetas sipas policisë kishin kultivuar në fshatin Aliban pranë Novoselës disa bimë kanabis të cilat u asgjesuan menjëherë nga uniformat blu.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:13 kilogramë lëndë narkotike kanabis; një armë zjarri automatic dhe 30 fishekë.

 

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban.

Vazhdo të lexosh

Reklamë