50 kg kanabis, armë dhe municione u gjetën gjatë kontrolleve të policisë në Zall-Bastar.

Forcat e rendit kishin marrë informacion se një 27-vjeçar merrej me shitjen e lëndëve narkotike dhe lëvizte me mjet nga Zall-Bastari në drejtim të Tiranës.

Për këtë arsye u organizua operacioni  “Shupali”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: I. Xh., 27 vjeç, banues në Zall-Bastar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Shupalit” dhe më pas në banesën e tij në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 50 kg me lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2 armë gjahu (çifte), municion luftarak, fitila zjarrpërcjellës, 1 automjet, 2 aparate celular dhe objekte që përdoren për kultivimin, tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *